Promocioni ka përfunduar

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “Fito dhurata me Pantene”

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 02 qershor 2024 ora 00:01 deri më 31 gusht 2024 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve Pantene qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit në tabelën nr.2 bashkangjitur rregullores). Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje e 2 (dy) produkteve Pantene detajuar ne tabelen nr. 2 me vlere minimale 450 leke me TVSH (375leke pa TVSH) dhe kuponin tatimor ta regjistrojne ne adresen www.unezgjedh.al. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore sipas ndarjes ne Aneksin A.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 02 qershor ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 31 gusht 2024 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja do të ketë:

a) 9 fitues “STILUES FLOKESH DYSON AIRWRAP COMPLETE”

b) 15 fitues “PIASTER FLOKESH DYSON CORRALE”

c) 90 sete Pantene Repair and Protect qe permban shampo Pantene 360ml, Balsam 3M Pantene 200ml, Balsam Pantene 220ml dhe maske 3M Pantene 300ml.

Në vlerë monetare, çmimi për:

a) 1 çmim “STILUES FLOKESH DYSON AIRWRAP COMPLETE” është 64’000 leke me TVSH (153’333.33 pa TVSH)

b) 1 çmim “PIASTER FLOKESH DYSON CORRALE” është 52'000 leke me TVSH (43'333.33 pa TVSH)

c) 1 çmim set Pantene Repair and Protect është 1’433 leke me TVSH (1’194 pa TVSH)

Nga pjesmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 114 fitues.

Cmimi per fituesit nuk mund te konvertohet ne vlere monetare.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesmarrësve është rreth 1800 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër banues në teritorin e Shqipërisë që bëjnë një blerje të 2 (dy) produkteve Pantene qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit ne tabelen nr. 2) vlere minimale 450 leke me TVSH (375 leke pa TVSH) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 02 qershor 2024 ora 00:01 deri më 31 gusht 2024 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesmarrja në këtë lojë promocionale:

Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesmarrje në llotari:

- Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të 2(dy) produkteve Pantene (sipas tabeles nr.2) vlere minimale 450 leke me TVSH (375 leke pa TVSH) gjatë periudhës 02 qershor 2024 ora 00:01 deri më 31 gusht 2024 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.unezgjedh.al behen pjese per te fituar 1 nga çmimet e percaktuara ne piken 3 te kesaj rregulloreje.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore ne datat 3 korrik, 06 gusht dhe 4 shtator 2024 në ambientet e kompanise Marketing & Distribution sipas ndarjes te caktuar ne Aneksin A. Te gjitha aplikimet pjesmarrese rregjistrohen ne databazen e programit te “Panelit te Administrimit” (Aneksi B) te platformes www.unezgjedh.al te krijuar nga inxhinieri IT te kompanise. Paneli i administrimit per keto platforma mundeson afishimin e te gjitha aplikimeve te regjistruara ne format “.CSV”. Çdo aplikim perfaqesohet nga nje numer unik identifikimi. Per perzgjedhjen e fituesve, cdo aplikim (Emer, mbiemer, ID dhe numer telefoni) do te printohet ne bileta individuale dhe do te grumbullohen ne nje kuti te tejdukshme. Ne menyre rastesore do te perzgjidhet fituesi duke terhequr nje bilete nga kutia. Mbas përzgjedhjes se fituesit, kontrollohet kuponi tatimor i hedhur ne sistem gjate procesit te aplikimit dhe vertetohet qe jane plotesuar kushtet e pjesmarrjes ne shorte. Ne rast se kuponi tatimor i regjistruar eshte i vlefshem, do te kryhet telefonata njoftuese per fituesin. Në rast se mbas dy telefonatash të njëpasnjëshme ne numrin e zgjedhur per arsye te ndryshme nuk behet i mundur kontaktimi atehere kuponi skualifikohet dhe do te procedohet me perzgjedhjen e nje fituesi tjeter. Dhe kete here do te ndiqet e njejta procedure si me siper. Ky proces do te perseritet deri ne momentin qe nje nga fituesit do te pergjigjet ne telefon. I gjithe procesi kryhet ne prani te nje perfaqesuesi te autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit, nje perfaqesuesi te autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane, si dhe perfaqesues nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane do te njoftohen me shkrim per daten, oren dhe vendin kur do te zhvillohet shorteu dhe do te ndahen çmimet. Ne rast se subjekti ka kryer njoftimin si me lart, por perfaqesuesi/t e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane nuk paraqitet/n personalisht ne daten, oren dhe vendin ku do te zhvillohet shorteu, atehere Subjekti do te vijoje zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithate ne kete rast Subjekti do te informoje titullarin/et e organeve perkatese per zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.

Ne te njejten menyre do te perzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtare rezerve te cilet do te kontaktohen ne rast se nje nga fituesit nuk perfundon procesin e regjistrimit sipas pikes 9 te kesaj rregulloreje. Mbasi perzgjidhen fituesit ne menyre rastesore, personat e perzgjedhur do te njoftohen rreth llotarise dhe cmimit te fituar si edhe percaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lene nje orar dhe afat ku i perzgjedhuri duhet te paraqitet per te perfunduar proceduren e llotarise.

Ne perfundim te perzgjedhjes do te mbahen dhe Proces Verbalet perkatese (Aneksi C).

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një telefonate ose sms në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të ndjeke hapat qe do i komunikohen me sms per për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Dhurata mund te dorezohet nepermjet Postes Shqiptare ose ti dorezohet fizikisht duke u paraqitur ne ambientet e kompanise organizatore. Me marrjen ne dorezim te dhurates fizikisht fituesi duhet te firmose dhe Proces Verbalin e marrjes ne dorezim. Në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

TABELA NR. 2

(Lista e produkteve pjesmarrese ne shorte)